Regjistrohen 200 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orë

170
Sigal

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 200 raste të reja me koronavirus nga 2,183 testime të kryera. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën gjithashtu të ditur se jetën e kanë humbur edhe dy qytetarë ndërsa 27 të tjerë janë shëruar.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki:  45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.

Ndërsa, aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Kurse, sa i përket qytetarëve që kanë humbur jetën ata janë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani.

Me të shëruarit që u regjistruan ditën e sotme, numri total i qytetarëve që e kanë kaluar sëmundjen shkon në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 47
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2183

Testime totale 959,984
Raste pozitive 136,147
Raste të shëruara 130,700
Raste Aktive 2,981
Humbje jete 2,466

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1078
Shkodër 440
Fier 309
Vlorë 281
Elbasan 183
Durrës 180
Lezhë 169
Gjirokastër 97
Berat 84
Korçë 68
Kukës 57
Dibër 35