OSHEE: Në këto zona të Tiranës do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

206
Sigal

Disa zona të Tiranës do të kenë stakim të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme për shkak të investimeve të OSSH në përmirësimin e furnizimit me energji.

“Oraret e kufizimit dhe zonat që preken nga këto punime nga ora 09:00-16:00 janë pjesërisht: Rruga “At Zef Pëllumbi (Zogu i Zi),  zona e ish- serave të luleve  te ish-stacioni i Trenit.

Ndërsa nga ora 09:00-15:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike në Vilëz, Zgurë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.