Reagon Zana Xhuka: Pa cila është e vërteta ndaj shpifjeve

705
Sigal

Pas disa akuzave të bëra nga një pjesë e stafit të Kontrollit të Pasurive, dje, kreu i këtij institucioni, Zana Xhuka, reagoi, duke dhënë këtë përgjigje:  “Konsideroj çdo akt, fjalë dhe veprim, që tashmë me keqardhjen më të thellë rezultojnë të përsëritura, si një qëndrim të politizuar të paprecedent politik, të organizuar nga individë brenda dhe jashtë një Institucioni të Pavarur, me synimin e vetëm frenimin e Inspektorit të Përgjithshëm, znj. Zana Xhuka, në përmbushjen e detyrës së saj tërësisht ligjore dhe krejtësisht të pavarur.  Inspektori i Përgjithshëm i konsideron të gjitha insinuatat dhe shprehjet anonime të deritashme si shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, të cilat dënohen rëndë penalisht. Gjithashtu, njoftoj përmes mediave, se Inspektori Shkëlqim Ganaj pezullohet nga detyra për dhunë fizike dhe verbale ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar në detyrë dhe do të kallëzohet penalisht. Për ketë arsye i kam kërkuar Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbrojtje të veçantë të personit tim dhe familjen time. Ju bëj me dije se pozicionet e deritashme shtetërore të mbajtura, si zëvendësministre e Mbrojtjes, edhe me parë dhe aktualisht si Inspektore e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Kontrollit të Interesave, janë në përputhje të formimit tim të plotë e të lartë qytetar, arsimor, edukativ e profesional, të cilësuara në të gjitha rastet për rezultate absolute. Si një individ që rrjedh nga Familja Gjuka (Xhuka) dhe Familja Shehu, kontribuuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, Ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit. Në emër të Integritetit, Qytetarisë, Zhvillimit Intelektual, Përfaqësimit personal, Ju dedikohem se do të bëj Transparencë të plotë mbi bazën e dokumenteve zyrtare”, deklaron Zana Xhuka.