Rast i ri me koronavirus në Fier, shkon në 36 numri i të prekurve

312
Sigal

Shënohet një tjetër rast pozitiv me koronavirus në Fier. Burime për Abc News bëjnë me dije se pas marrjes së tamponit në datë 16 prill, mbrëmjen e së premtes ka ardhur edhe përgjigja pozitive duke e çuar në 36 numrin e të prekurve.

Mësohet se personi i dalë pozitiv, është i afërm me tre pacientët që rezultuan të prekur nga Covid-19 dy ditë më parë ku nga pesë mostra e reja të marra, një prej tyre doli i prekur.

Të gjithë pjesëtarët e familjes dhe personat e kontaktit ndodhen tashmë në karantinë.