Raporti / “Lufta kundër korrupsionit nuk ka rezultate, ritmi i Vetting-ut i ulët”

246
Sigal

Përplasjet politike po mbajnë peng plotësimin e gjykatave të larta në vend, ndërkohë që mungojnë historitë e suksesit në luftën kundër korrupsionit. Ka qenë ky përfundimi i arritur nga Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit, i shprehur në raportin e sapopublikuar në Raportin e Pestë të Vlerësimit për Shqipërinë.

Disa nëpunës të nivelit të lartë shtetëror janë dënuar për vepra penale të korrupsionit (përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë), thekson raporti. Megjithatë, duhet të përmirësohet zbatimi konkret i këtij kuadri të përgjithshëm. “Mungojnë “historitë e suksesit” në luftën kundër korrupsionit, të cilat do të rrisnin besimin e publikut te sistemi. Kanë përfunduar procedurat për krijimin e organeve të specializuara anti-korrupsion, të përbëra nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Gjykata kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, theksohet më tej në raport.

Me tej raporti analizon disa prej shkaqeve që po vonojnë reformën në drejtësi si dhe plotësimin e gjykatave kryesore në vend,

Reforma në drejtësi është komplekse, duke përfshirë reformën ligjore, një përbërje të re të organeve kryesore gjyqësore dhe një proces vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët. Tashmë janë marrë hapa të rëndësishme. “Sidoqoftë, ritmi i reformës gjyqësore mund të përshpejtohet në mënyrë që të mos dobësohet kontrolli gjyqësor i zbatimit të ligjit. Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve vazhdon ende dhe Gjykata e Lartë nuk është ngritur deri tani”, thekson raporti. Kapaciteti i sistemit të gjykatës administrative për të trajtuar çështjet e mbartura është përmirësuar në shkallën e parë, por çështje të mbartura vazhdojnë të numërohen në shkallën e apelit sepse Shqipëria ka vetëm një gjykatë apeli administrativ. Legjislacioni për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për të kërkuar dëmshpërblim është në fuqi, por çështjet gjyqësore janë të rralla për shkak të padijes së publikut për të drejtat e tyre.