Raporti i FMN, Xixho; Shqipëria, vendi më i varfër i Ballkanit, qeveria punon për një grusht njerëzish

219
Sigal

Nga Erisa Xhixho/

Shqipëria, vendi më i varfër i Ballkanit Perëndimor dhe me mbështetjen sociale më të ulët në rajon.

Shqiptarët u përballën të vetëm me tërmetin dhe pandeminë, pasi kjo qeveri i braktisi në ditët më të vështira, i la pa mbështetje në shëndetësi e pa ndihmë financiare për përballimin e pasojave të fatkeqësive.

Raporti i fundit i FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) dëshmon qartë se qeveria punon për një grusht njerëzish afër saj, kurse qytetarët e thjeshtë shtuan varfërinë.

Ata mbijetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, duke përballuar kostot e larta të jetesës pa asnjë mbështetje sociale apo financiare. Çdo propagandë zerohet para fakteve.

Sipas raportit:

“Shkalla e varfërisë në Shqipëri është një nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat”.

Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon.

Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon me kulmin e pandemisë së Covid-19, një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfer.

Në kontrast, mbrojta social për popullsinë është ndër më të ulëtat.

FMN e vlerëson treguesin bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kur të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, të matur sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP).

Ky raport tregon edhe një herë që kjo qeveri që pretendon se është forcë e majtë vetëm e tillë nuk është , pasi shtresat e varfra, të pamundurit, më nevojtarët, nuk janë prioritet i saj.