Raporti i AMF/ Sigurimet e Pasurisë, shqiptarët i japin sërish vendin e parë SIGAL UNIQA-s

85
Sigal

Autorieti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi ditën e hënë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2023.

Sipas AMF, në 4-mujorin e parë 2023, primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 3,184 milionë lekë, 26.97% më shumë se në muajin  janar-prill  2022. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-prill  2023 siguruan mbi 1,703 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.48%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.85% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-prill  2023, vihet re një rritje prej 28.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, sipas raportit të AMF, kompania më e besuar për Sigurimet e Pasurisë është SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, ze 43,08% të tregut me rreth 48,8 milionë Lekë prime gjatë periudhës janar-prill 2023. Ndërsa të gjitha kompanitë së bashku kanë arkëtuar 113,24 milionë Lekë.

Pse Sigurimi i Pronës duhet ti besohet SIGAL UNIQA Group Austria-s?

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ndodhet pranë mijëra klientëve që prej vitit 1999, duke ofruar mbrojtje dhe siguri për banesat apo bizneset.

Një rast konkret i korrektësisë së SIGAL UNIQA ndaj klientëve është edhe ai i biznesit në Durrës, në pronësi të shtetasit Jorgo Prifti.

E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.

 Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin. Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.

 Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh. Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.

 Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, do të shprehej z. Prifti.

Pa harruar edhe tërmetet e vitit 2019 ku për dëmet e shkaktuara prej tyre SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dhe ishte e gatshme të paguante më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara. Për më tepër që çdo klient i kompanisë u dëmshpërblye në kohë rekord duke bërë secili prej tyre të vijonte jetën normalisht si më parë.

Pa harruar edhe dy objekte të rëndësishme të kulturës kombëtare, Teatri “Skampa” në Elbasan e Kinema “Millenium” në Korçë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në gjendjen e mëparshme.

Por sa kushton Sigurimi i Pronës në SIGAL UNIQA?

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend e ofron këtë shërbim duke nisur nga 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë.

Për më tepër që tani mund ta blini edhe Online me një klikim në www.sigal.com.al  pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të SIGAL UNIQA

Sigurojeni pronën tuaj në SIGAL UNIQA Group Austria dhe mos mendoni për lekët kur të ndodhë e papritura.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829