Durrësi do të ketë probleme me furnizimin me ujë për dy ditë, stakohet energjia në dy pompa

113
Sigal

Qyteti bregdetar i Durrësit pritet të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm sot e nesër, kjo për shkak të ndërhyrjeve nga OST në zonën e Kurbinit.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar qytetarët se mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit, si dhe zonën e fshatrave.

Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt. Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09:00 e ditës së sotme deri në orën 17.00.

“Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit si dhe zonën e fshatrave.

Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt. Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00.

Për këtë arsye mund të ketë çrregullime në grafikun e furnizimit me ujë të zonës së shërbimit”, thuhet në njoftim.