Rama: Vila ime si shtëpia e çdo shqiptari

646
Sigal

Kryeministri Rama e cilësoi sot shtëpinë e tij në Surrel të Tiranës të ngjashme me banesat e qytetarëve të tjerë të Shqipërisë. Ai madje tha se shtëpi të ngjashme me të tijën kanë sot “mbi gjysmë milioni shqiptarësh”.

Gjatë prezantimit në mjediset e teatrit ArtTurbina të paketës ligjore “Anti KÇK”, Kryeministri u vu përballë një komenti që vinte nga Facebook-u rreth jetës luksoze të politikanëve dhe sidomos për shtëpinë e tij të ndërtuar në rrethinat e kryeqytetit.

Zoti Rama tha:

Vila ime ne Surrel? Cila vilë… […] sa janë vilat si puna e asaj të Surelit që janë ndërtuar në Shqipëri? Shtëpitë me dy, tre, katër… që kanë qenë produkt i punës janë mbi gjysmë milioni. Ajo vila ime në Surrel ka formë të ndryshme, siç jam edhe unë i ndryshëm nga të tjerët. Por në raport me tërësinë e banesave individuale të shqipatrëve është banesë individuale e një familje shqitare. Për të gjithë ata që kanë hedhur pafund baltë në lidhej me këtë mund të them se shëtpia ime ëshët e deklaruar në çdo detaj dhe me çdo faturë. Do të isha i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmes politike të bënin një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe për sa korespondojnë të ardhurat me produktin. Qeveria jonë nuk udhëton në “bussines class” në përjashtim kur unë duhet të iki përtej oqeanit për shkak të shtyllës kurrizore që tani ëshët bërë çështje publike”.