Rama-Veliaj vendosin pllakën e parë në Bulevardin e Ri të Tiranës

553
Sigal

Kryeministri Edi Rama
dhe kryebashkiaku i Tiranës kanë qenë sot të pranishëm për të ndjekur punimet e
një prej projekteve më të rëndësishme të Tiranës.

Kanë qenë pikërisht
Rama dhe Veliaj ata që kanë vendosur pllakën e parë të Bulevardit të Ri, ndërsa
arkitektët kanë sqaruar edhe njëherë rëndësinë e projektit për infrastrukturën
dhe zhvillimin.

“Të gjithë e dimë sesi
u transformua fitorja e vitit 2011 sikurse edhe projektet për Tiranën” – tha
Veliaj duke risjellë në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë.

“Pas 5 viteve pauzë
kemi ecur me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe sot jam i lumtur që sëbashku
me kryeministrin sot do të vendosim dy pllakat e para” – theksoi Erion Veliaj.

Veliaj tha se Ditën e
Verës më 14 mars, Bashkia do të hapë një pjesë të projektit në fjalë, Pazarin e
Ri si dhe parkingun e sheshit “Skënderbej”

Kryeministri tha në
fjalën e tij se pikërisht për shkak të votës, ndryshimi mund të jetë radikal.
Rama shtoi se kur vota kalon në duart e atyre që nuk bëjnë asgjë Tirana
përpëlitet, por ndryshe ndodh kur vota shkon në drejtimin e duhur.“Tirana mund
ta kishte patur këtë bulevard sot, mund ta kishte sheshin sot, Tirana mund të
mos ishte sot në vitin 2017, një kryeqytet që ende nuk ka arritur të mishërojë
një vizion të 80 e ca viteve më parë, kur dy arkitekt të thërritur nga mbreti
Zog, bënë këtë projekt fantastik të bulevardit.. por ja që për shkak të votës
gjerat nuk shkuan ashtu sic duhet të shkonin dhe për shkak të votës, Tirana u
përpëlit dhe u tërhoq zvarrë… dhe po për shkak të votës, Tirana është një vend
në lëvizje, të një lëvizje që nuk e ka patur asnjëherë. Falë kreut të bashkisë,
ekipit të bashkisë, që punon.

Falë votës në drejtimin
e duhur Tirana do të ketë bulevardin e ri dhe për shkak të saj do të ketë dhe
sheshin e tij të ri. Është absurde që jemi i vetmi kryeqytet në Europë që nuk
kemi shesh. Këto janë fakte kuptim plota, sepse me votën njerëzit vendosin shumë
më shumë se çfarë mendojnë… sepse ky bulevard dhe këto vepra nuk i shërbejnë
thjesht atyre që i përdorim, por edhe një zhvillimi shumë më të madh dhe më të
shpejtë ekonomik.

 

Dua sinqerisht ti
falenderoj ata që po i bëjnë të mundura këto zhvillime, si dhe ata që nuk janë
mësuar ti marrin falenderimet, në publik jo e jo por as në jetën e përditshme…
që janë punëtorët, tekniktë, sipërmarrësit kompanitë.”– tha Rama.