Caktohet gjyqtarja e dosjes së 613 kg kokainë në Durrës

623
Sigal

Caktohet gjyqtarja paraprake për dosjen e trafikut të 613 kg kokainë, me të pandehurit Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

Nga shorti është përcaktuar gjyqtarja Miliana Muça, ndërsa seanca paraprake për këtë dosje është vendosur të jetë në datën 7 qershor, në orën 12.00.

Arbër Çekaj ndodhet më Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë. Sasia e kokainës u kap në Maminas vitin e kaluar.

Mësohet se prokuroria është në pritje të dy letërporosive, njëra prej të cilave nga Ekuadori.

Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme.