Rama nuk mban premtimin, naftëtarët e Ballshit: Sigurimet shoqërore nuk na janë paguar

182
Sigal

Pas disa dite greve urie, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të kaluar naftëtarët e Ballshit arritën një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Sipas marrëveshjes, naftëtarët do të merrnin një pagë 45 mijë lekë në formën e asistencës sociale, dhe 15 mijë të tjera do të paguheshin si sigurime shëndetësore.Por 6 muaj pas atij takimi naftëtarët thonë se marrëveshja është shkelur.

“Nga ai moment dhe deri sot pagat janë marrë rregullisht, por nuk kanë paguar ende sigurimet shoqërore. Në momentin që flasim dihet që naftëtarët janë me sëmundje bashkëshoqëruese gjatë veprimtarisë së tyre në rafineri dhe normalisht kërkojnë një trajtim më të specializuar shëndetësor. Duke mos pasur sigurimet të hedhura, nuk përfitojmë dot as ilaçet që merren apo skemën e mbrojtjes së shëndetit,” tha kreu i sindikatës së naftëtarëve, Dautaj për mediat.

Kreu i qeverisë tha pas grevës së urisë së naftëtarëve, se do të zhvilloheshin negociata për vënien në punë të uzinës së naftës, por edhe kjo pikë sipas Sokol Dautajt, është deri më tani dështim.