Berisha thirrje mbështetësve të tij: Uragan i paparë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”

91
Sigal

Në të njëjtën ditë që po mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita ka paralajmëruar organizimin e një proteste.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, deklaroi se manifestimi organizohet në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat sipas tij, po rrezikohen dhe po kërcënohen nga kreu i qeverisë.

Berisha ka reaguar së fundmi, për të bërë thirrjet e fundit për mbështetësit e tij për të dal në protestë në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Opozita ka kërkuar që të protestojë përpara selisë së qeverisë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga policia, sipas së cilës kjo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë për takimin e nivelit të lartë.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! sb” shkruan Berisha.