Von der Leyen: Pas çeljes së negociatave shpresojmë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE

122
Sigal

Presidetja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Samitin e Bashkimit Europian që tashmë ka nisur në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, presidentja e Komisionit Euopian, Von der Leyen tha se Samiti është i rëndësie të veçantë.

Para gazetarëve, ajo deklaroi se shpreson që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, pas çeljes së negociatave.

“Shpresojmë që Shqipëria pas çeljen së negociatave të jetë pjesë e BE-së,” tha Von der Leyen.

Sot Tirana po pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike.

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria.

Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë.

Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen.