‘Rama ik’/ Qytetarët e Roskovecit injorojnë kryeministrin dhe protestojnë në rrugë

582
Sigal

Roskoveci i bllokon rrugën kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ekskluzive për Syri.net, qytetarët e revoltuar i kanë bllokuar rrugën duke e bërë thuajse të pamundur kalimin e shefit të qeverisë.

Ndërkohë raportohet se, shefi i policisë Pal Marku ka sulmuar protestuesit duke hedhur edhe gaz lotsjellës.

Edhe më herët, si në Patos ashtu edhe në Mallakastër, Rama u prit me protesta. Ndërsa për të shmangur përplasjen ndërroi sërish rrugë. /Syri.net