“Rama ik” edhe në stadiumin e Korçës (VIDEO)

526
Sigal

 

Mesa duket do të ketë efekt zingjir, kori i thirrjeve në Stadiumin kombëtar “Air Albania”, natën e ndeshjes me Francën, kur një grup i madh tifozësh shpërthyen me: “Rama ik”. Kjo ndodhi, mori shumë vëmendje në eventin e madh sportiv, ku kombëtarja jonë priti atë franceze.

Kjo, edhe për vetë faktin se në tribunë ishte i pranishëm kryeministri, ndaj të cilit ishin thirrjet.  Efekti i korit u zmadhua për shkak se audienca ishte tejet e madhe, dhe ato çaste u shoqëruan natën me dritat ndezur të telefonit.

Por dje, të njëjtat thirrje janë dëgjuar edhe në stadiumin e Korcës, teksa luhej ndeshja Skenderbeu-Tirana. Dëshmitarët thonë se “Rama ik”, erdhi nga radhët e mbështetësve të ekipit të kryeqytetit, por u pasua më pas edhe nga të tjerë.

Është mesa duket e pashmangshme, që ky kor të jetë prezent edhe në vijim në stadiume e në ndeshje të tjera të kategorisë tonë superioze.

Video Player

00:00
00:13