Rama e Gjiknuri në laboratorin e IQT ” Jo më probleme me karburantet”

485
Sigal

TIRANE – Laboratori i rikonstruktuar i IQT ofron 58 metoda analizimi të akredituara e me apartaura të cerfitikuar ndërkombëtarisht. Kryeministri Rama ka inspektuar këtë laborator i shoqëruar nga ministri Gjiknuri. Rama theksoi se tani ka marrë fund manipulimi që mund të bëhej me cilësinë e karburantëve dhe se në fund të vitit shqiptarët nuk do të kenë më problem me makinat për shkak të cilësisë së keqe të karburantit.

Investimi në këtë laborator na siguron që të kemi një strukturë shumë kompetente dhe shumë të efektshme për të luftuar çdo manipulim më cilësinë e naftës së ofruar qytetarëve. Në fund të këtij viti mund t’ju themi shqiptarëve se makina e tyre nuk është më e kërcënuar nga shkatërrimi i gjithë këtyre viteve për shkak të mungesës së cilësisë të karburanteve dhe nga ana tjetër të kemi më shumë të hyra në buxhetin e shtetit nga kjo industri që po vihet më në fund në binar 

”Edhe për pjesën e impianteve të cilët deri më tani kanë operuar jashtë kuadrit ligjor në shkurt mbaron totalisht afati i tyre kush do të funksionojë si impiant përpunimi hidrokarburesh ose duhet të licencohet si i tillë ndryshe do të mbyllen që të gjitha siç ka qenë një problem i vazhdueshëm . Dhe ne kemi bërë edhe inspektime terreni dhe janë evidentuar, afati i fundit është shkurti”,-u shpreh Kryeministri Rama.
 
Ministri Gjiknuri u kujdes që të paralajmëronte të gjithë impiantit e përpunimit të hidrokarbureve se nëse nuk do të akreditohen deri në fund të shkurtit do të jenë të paligjshme.

“Edhe për pjesën e impianteve të cilët deri më tani kanë operuar jashtë kuadrit ligjor në shkurt mbaron totalisht afati i tyre kush do të funksionojë si impiant përpunimi hidrokarburesh ose duhet të licencohet si i tillë ndryshe do të mbyllen që të gjitha siç ka qenë një problem i vazhdueshëm . Dhe ne kemi bërë edhe inspektime terreni dhe janë evidentuar, afati i fundit është shkurti,” -vijoi ministri Gjiknuri.