Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 25-vjeçari në Tiranë

192
Sigal

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 14:00 pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur tek “Uzina e autotraktorëve” ndërsa i riu ra në kontakt me rrymën në një kabinë elektrike.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.