Qytetari habitet:“Kanale serbe shfaqen në ekran në vend të televizioneve shqiptare në Durrës”

64
Sigal

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një fenomen të pazakontë në transmetimet televizive në zonën e tij. Sipas tij, në vend të kanaleve shqiptare që shfaqeshin zakonisht në televizorin Fuego me dekoder të brendshëm, kanë filluar të transmetohen kanale serbe si “1Prva” dhe “TV Vijesti”.
Ai thekson se situata është shqetësuese, pasi jo vetëm që nuk arrin të shohë kanalet kryesore shqiptare, por edhe për faktin që kanalet e huaja po zëvendësojnë ato vendase pa ndonjë shpjegim.

Nga fotot e dërguara, në listën e kanaleve të televizorit shfaqen fillimisht kanalet e RTSH-së dhe më poshtë, midis kanaleve shqiptare, duken edhe emrat e kanaleve serbe.

Qytetari kërkon që ky problem të zgjidhet sa më parë dhe u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të reagojnë.

“Përshendetje JOQ. Kam një televizor Fuego me dekoder të inkorporuar, që gjithmonë ka kapur vetëm kanalet shqiptare pa pagesë. Sot, kur ndeza televizorin, në vend të TV Klanit u hap një kanal serb. Nuk kam fare pajisje shtesë për të kapur kanale të huaja, por tani më dalin disa kanale serbe të panjohura, në vend të atyre shqiptare”, shprehet qytetari.