Tritol, pengmarrje e plagosje, ministri Tahiri të dorëhiqet!

517
Sigal

TIRANË- Krimi ka pushtuar vendin kohët e fundit, ndërkohë që qytetarët po ndjehen të pasigurt për jetën dhe pronën e tyre. Ndërkohë, policia po ndjehet e paaftë përballë krimit, duke u mjaftuar me administrimin e provave në vendin e ngjarjes dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, përtej “sukseseve” në statistika dhe në deklarimet në media, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhet ta ndjejë përgjegjësinë që ka përballë kësaj situate kritike, ndër më të vështirat e dy dekadave të fundit. Vetën në harkun e më pas se 24 orëve, janë evidentuar tre shpërthime me tritol, pa bërë fjalë këtu për aksidente në rrugë, tentativë për grabitje të dyqanit të celularëve në Tiranë etj.. “Situata është shumë e rëndë. Pasiguri në rrugë, pasiguri në punë, pasiguri në banesa. Të vjedhin në mes të ditës, të përplasin me makinë dhe largohen. Piketojnë e venë tritolin në banesa apo në biznes. Policia vjen, mbanë shënim, bën matje, pyet disa njerëz po të arrestuar nuk ka. Minimalisht, drejtori i policisë dhe Saimir Tahiri duhet të jepnin dorëheqjen. Po çuditërisht kjo nuk po ndodh. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të japë dorëheqje ministri i Brendshëm!?”- pohojnë qytetarët.