Greqia inspekton shkollat greke në Sarandë dhe Himarë

1402
Sigal

Problemi i shkollave dhe arsimimit të fëmijëve minoritarë, jo vetëm të këtyre por edhe të familjeve shqiptare të kthyera nga emigracioni, ku fëmijët e tyre janë të detyruar deri në integrim të plotë në arsimin shqiptar të ndjekin mësimet në gjuhën greke, ka startuar me vizitën e zv.ministrit grek të arsimit, z.Kostandinos Gjulekos. Takimet zv.ministri grek i arsimit i ka zhvilluar në shkollën Adem Sheme të Sarandës, shkollë ku rreth 1110 nxënës ndjekin arsimin e detyrueshëm shqiptar në gjuhën greke, i shoqëruar nga shefja e arsimit të Sarandës, Katina Gogo, konsulli i Gjirokastrës Nikolas Kotrokoi, si dhe bashkërenduesi grek për arsimin në Korçë, z.Hronopulos. Siç shihet grupi shoqërues përfshin jugun shqiptar. Gjatë takimit të zv.ministrit grek të arsimit Gjonlekas, shënohet një qetësi absolute në mjediset e shkollës “Adem Sheme”, kjo e lakmuar dhe e pa pare në këto vite të fundit, por edhe e shoqëruar me ndërrimin e drejtuesit të shkollës(?!)Takimi në shkollën “Adem Sheme” është zhvilluar me kolektivin mësues-nxënës të klasës greqisht, klasë që përballet me problematikën e teksteve mësimor, kjo e shfrytëzuar edhe nga forcat politike të përfaqësimit të minoritetit etnik grek në Shqipëri, sidomos zërin më të fortë e ka pasur MEGA. Pas inspektimit në shkollat e gjuhës greke në Sarandë e Delvinë, z.Gjulekas ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Sarandës z.Stefan Çipa dhe më pas është drejtuar drejt Himarës.