Tepelenë/ Grabitja e bankës, autori i maskuar veproi ‘nën hundën’ e Policisë

464
Sigal

Maskat kanë goditur sërish, këtë herë në Tepelenë, dhe ‘nën hundën’ e Policsë, duke vjedhur një bankë e nivelit të dytë.

Mësohet se një person i maskuar dhe i pajisur me armë, ka hyrë brenda në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit, pastaj ka marrë një shumë parash dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.

Pas kësaj, grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Nga ana e saj, banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Punonjësit e saj kanë qenë të tronditur nga ajo që ndodhi.

Burime bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të marra. Të njëjta burime saktësojnë se policia ka ngritur postblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.