Qytetari denoncon: Pagesën e kam bërë në bankë, ONE mban lekët e s’më bën ofertën

36
Sigal

Denoncimet e qytetarëve shqiptarë për operatorin e telefonisë celulare ONE Albania sa vijnë e shtohen.

Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, ONE vazhdon të mashtrojë dhe abuzojë me klientët e saj.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë, abuzimin e radhës nga ky operator i telefonisë celulare. Ai thotë se ka paguar në e-banking(nëpërmjet llogarisë bankare) paratë për ofertën, por ONE nuk i bën ofertën edhe pse lekët i kanë marrë.

Qytetari thotë se ka kontaktuar disa herë me agjentët për ta asistuar dhe shpjeguar se çfarë problemi ka ndodhur, por askush s’i ka dhënë asnjë zgjidhje madje i përgjigjen në mënyrë arrogante.

Ai madje thotë se u ka nisur edhe dokumentin e bankës ,që tregon se ai ka kryer pagesën për ofertën, por sërish ofertën nuk ia bëjnë duke i vjedhur në mënyrë të hapur paratë.