Trafik i rënduar në qytetin e Vlorës. Në këtë qytet, që prej mëngjesit të sotëm makinat janë bllokuar herë pas here në trafik.
Siç shihet edhe në foto, numri i lartë i turistëve ka shkaktuar kaos në trafik.
Mësohet se situata është më e rënduar nga zona e Skelës deri në Lungomare. Ndërkohë, në terren nuk janë të pranishme forcat e policisë.