Qeveria publikon listën e bizneseve që do të hapen ditën e nesërme (FOTO)

305
Sigal

Qeveria ka publikuar listën e bizneseve që do të hapen pas rreth një muaj që ku vendi ynë hyri në karantinë në kuadër të masave të frenimit të përhapjes së Covid-19.

Fillimisht do të nisë hapja e aktiviteteve të grupuara me risk të ulët, e më pas ato me risk të mesëm dhe në fund ato me risk të lartë.

Rama tha se në  kategorinë me risk të ulët listohen ndër të tjera, shitjet me pakicë në tregjet ushqimore dhe të rrobave, aktiviteti i taksive me një person, tregtia e luleve, kafshëve të shtëpisë,  bizhuteritë, bizneset e audio- video, lodrat për fëmijë në dyqane të specializuara, etj..

Në fashën e dytë të bizneseve me risk të mesëm futen: Transporti rrugor urban dhe ndërurban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorur, artikuj në tregje, autoshkolla, shërbim shkollorë mbështetës.

Ato me risk të lartë që do të hapen të fundit janë: Qendrat estetike, ku sipas Ramës ka ende një debat mes grupit, restorantet që nuk kanë shërbim taksi, dhe lokalet.