Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së emergjencës pas tërmetit të 26 nëntorit

401
Sigal

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit zgjatjen deri në fund të marsit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një ditë pas tërmetit, më 27 nëntor, Rama shpalli gjendjen e emergjencës për 30 ditë, ndërsa tashmë është kërkuar që ajo të zgjatet deri më 31 shtator, ku është e nevojshme votimi nga Kuvendi.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave.

Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore.

Është e zgjatshme në vend, por për një periudhë 30 ditore gjendja e jashtëzakonshme ka disa detyrime për ata që do ta qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme, që mbase nuk do t’u vijë përshtat atyre që e kanë predikuar, duke menduar se ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, ndërkohë që Shqipëria ishte në lot”, shprehej Kryeministri më 27 nëntor, një ditë pas tërmetit.