Qeveria greke bllokon sërish shqiptarët, ja deri kur do të zgjatet ndalimi i hyrjes në shtetin fqinj

259
Sigal

Vendimi i qeverisë greke për kufizimet e përkohshme në kalimet kufitare dhe ndalimin e hyrjes në vend për shtetasit e vendeve të treta do të zgjatet deri në 14 Dhjetor.

Për turistët dhe shtetasit e huaj me dokumente greke apo të BE-së kërkohet që ata të paraqesin në Kakavijë një test negativ Covid-19 të bërë 72 orë para hyrjes, test që do të rivlerësohet nga autoritetet  greke në kufi.

Kakavija do të jetë e hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 23.00. Kohët e fundit pala greke ka denoncuar disa raste kur testet e lëshuara nga autoritetet shqiptare kanë rezultuar të falsifikuara ose me rezultate të ndryshme nga ato që janë paraqitur në letrat e vulosura nga laboratorët mjekësore.

Pas ritestimit në kufi shumë shtetas shqiptarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe janë kthyer në vendlindje. Ky vendim i ri qeveritar grek përfshin një ndalim të përkohshëm të hyrjes në Greqi të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje, në çdo mënyrë dhe me çdo automjet, përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Përjashtim bëhet krahas shtetasve të BE-së edhe për qytetarët e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Uruguait, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporit.