8 persona në kërkim prej një viti, GKKO nis gjykimin ndaj Blendi Tetës, të vetmit të arrestuar për vrásjen e Santiago Malkos

230
Sigal

Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin e Blendi Tetës për vrásjen e ish-pòlicit Santiago Malko. Teta akuzohet për “Vrásje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Për vrásjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej një viti në kërkim.

Konkretisht pòlicia ka në kërkim për ngjarjen Leonard Dukën; Erlis Dukë, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën.

Këto emra kanë dalë nga dëshmia e Tetës, i cili ka pretenduar se ska qenë pjesë e planit të vrásjes dhe kur e ka kuptuar cdo ndodhte është larguar, megjithatë nga hetimet rezulton si i përfshirë.

Gjykata ka ndarë çështjen për 8 personat e tjerë dhe në gjykim do të jetë vetëm Teta.