Qeveria financon FSHF-në me 3 miliardë lekë për Euro U-21

Paratë e shtetit në shërbim të mandatit të 7-të të Dukës,

KLSH dhe krimi ekonomik të auditoi financat e FSHF-së

Qeveria ka vendosur t’i japë 3 miliardë lekë Federatës Shqiptare të Futbollit për shpenzimet e kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në vitin 2027 dhe që Shqipëria e organizon së bashku me Serbinë. Kjo rezulton nga vendimi i botuar më 23 dhjetor 2025 në Fletoren Zyrtare.

NOA

Bëhet fjalë për Euro U-21 2027, një event ku Shqipëria dhe Serbia janë bashkëorganizatore, pavarësisht kundërshtimit të fortë të opinionit publik për një organizim të përbashkët me Serbinë. Megjithatë, përveç miratimit politik, FSHF përfiton edhe financiarisht, duke marrë një bonus prej 3 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit.

Shifra prej rreth 300 milionë lekësh të rinj përkon me të njëjtën shumë që Armand Duka u ka premtuar klubeve të futbollit gjatë Asamblesë së fundit, si “dhuratë” nga federata. Këtu lind edhe pika kryesore e debatit: për organizimin e kampionateve europiane, federatat përkatëse përfitojnë fonde të posaçme nga UEFA, çka e bën të paqartë nevojën për një financim kaq të madh shtesë nga buxheti i shtetit.

FSHF, në këtë rast, rezulton dyfish e favorizuar: jo vetëm që siguroi dritën jeshile politike për organizimin e kampionatit me Serbinë, por tani merr edhe 3 miliardë lekë shtesë nga qeveria. Një “bonus” që vjen në një moment delikat për kreun e federatës.

Armand Duka, i cili nuk njihet për bujarinë si tipar dominues, duket se ka bërë llogaritë e tij. Me zgjedhjet për mandatin e shtatë në krye të FSHF-së që afrohen dhe që pritet të zhvillohen deri në qershor, ai ka premtuar shpërndarjen e këtyre parave te klubet, të cilat ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike. Në këto kushte, rezistenca apo zërat kundër pothuajse mungojnë.

Por mes premtimeve dhe realitetit ekziston një hendek i madh. Klubet shqiptare nuk i kanë marrë kurrë 3 miliardë lekë nga FSHF, pavarësisht se shifra të ngjashme u janë premtuar disa herë ndër vite. A do të ndodhë ndryshe këtë herë, apo paratë do të mbeten sërish në nivel premtimi, kjo mbetet për t’u parë.

FSHF ‘bunkier’ pa llogaridhënie  me në krye Armand Dukën

Federata Shqiptare e Futbollit është i vetmi institucion në Shqipëri jashtë çdo kontrolli financiar, llogaridhënie dhe transparence për miliona euro që qarkullon dhe avullon çdo vit. Në alibinë e pavarësisë, FSHF është kthyer në një bunker privat i me në kryer Armand Duka, i cilësuar edhe si beu i futbollit, i cili drejton Federatën prej 23 vitesh.

Milionat nën rrogozë që shkojnë për Dukën në lupën e përgjimeve

Problemi i pagesave që përfiton Federata Shqiptare e Futbollit, është një problem shumë i vjetër dhe me rëndësi , jo vetëm për nga ana financiare dhe ekonomike,  por edhe në lidhje me auditimin . Pasi FSHF ka deklaruar se  nuk merr asnjë lloj financimi nga shteti shqiptar , ndaj për këtë nuk pranon të auditohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucionet e tjera të tatimeve të shtetit, krimit ekonomik, antikontrabandës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.Madje as nga Ministria e Arsimit dhe Komiteti Olimpik nga u i cili Duka u  largua.

Ajo që ka më shumë rëndësi ka të bëj me Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi KLSH e ka për detyrë që çdo taksë e taksapaguesve shqiptarë  të kontrollohet . Edhe sikur të mos i kishte marrë këto të ardhura nga shteti, përsëri FSHF duhet të kontrollohej , sepse mjafton fakti që ushtron aktivitetin  në një ambient shtetëror,përdor fushat në tokë shtetërore madje edhe  përdor edhe simbolet e shtetit si, Flamuri kombëtar .

Edhe përgjatë kohës kur ishte në Bordin Drejtues të RTSH, Leka Bungo, sërish është diskutuar  për të dhënë një fond dhe nuk dihet nëse është marrë apo jo . Nëse është marrë  kush e ka përdorur dhe për çfarë . Nëse nuk është marrë duhet të bëjë deklaratë kush e mban të fshehur  këtë  fond, pasi të dhëna të sigurta dhe figuron edhe një  lloj deklarata e Leka Bungos, qoftë edhe e incizuar  ku i kërkohet nga kryeministri  për të miratuar një fond që t’ia japin RTSH, që më pas TV t’ja kalonte Federatës Shqiptare të Futbollit për çështjen e ndeshjeve, transmetimit. Në fund të fundit këto janë para të taksapaguesve dhe duhen kontrolluat për të siguruar transparencë.