Sigal

Funksionet e Autoritetit Licencues Hekurudhor do të kryhen nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Vendimi i marrë nga qeveria shqiptare, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ky vendim u mor pas propozimit të ministrit Damian Gjiknuri, dhe tashmë, kontrollimi dhe shfrytëzimi i hekurudhave në Shqipëri do të jetë në kompetencën e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Vendimi i Plotë i Këshillit të Ministrave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.142/2016, “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi që;

1. Funksionet e Autoritetit Licencues Hekurudhor do të kryhen nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Ngarkohet Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.