‘Qëllova, nuk e dija që pas makinës ishte shoku im’, dëshmia e autorit të vrāsjes në Shkodër

277
Sigal

Stjuart Smakaj ka dëshmuar para hetuesve, duke treguar se si rrodhën ngjarjen në të cilën përfundoi i vrārë shoku i tij i ngushtë Gledis Kraja.

“Mora ārmën për të qëlluar Denis Halilin, – ka treguar ai, – dhe kam qëlluar në drejtim të makinës ku ndodhej.

Dyshova se do të më qëllonte dhe shkova në shtëpi e mora ārmën. E vrāva gabimisht shokun. Nuk e dija që ai ndodhej pas makinës.

Deklarata e Policisë së Shkodrës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i ārmës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç.

Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plāgosur me ārmë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K.

Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër. Sekuestrohet edhe ārma e zjarrit e modifikuar .

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrāsë me ārmë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plāgosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar ārma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo ārmë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrāsja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e ārmëve dhe municionit”.