Qëlloi aksidentalisht nipin e tij 10 vjeçar duke e lënë të vdekur teksa pastronte armën, kush është 68 vjeçari në Shkodër (EMRI)

141
Sigal

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezilit për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.