Irena Beqiraj: Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket!

391
Sigal

Ish- Zv.Ministrja e Financave Irena Beqiraj është kundërpërgjigjur statusit që Kryeministri Rama ka bërë mbi sezonin turistik. Ai është shprehur se: “Ky sezon është më i organizuari, më i rregullti e më i pastri ndonjëherë”….

“Pushteti është “një substancë” që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supermacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë. Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit.”

Statusi i plotë…

Padyshim që kështu është, se nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket! Edhe ky nuk është faji yt! Ti e ke të pamundur ta shohësh realitetin. Për fatin tënd të keq, ti je i sunduar nga pushteti. Pushteti është “një substancë”, që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supermacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë. Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit. Jo sipas meje, por sipas neurologëve. Studimet tregojnë se individët me pushtet sipas tyre “pasqyrojnë” shumë më pak. Kjo i bën edhe më cinik.
Të gjithë jemi gabim, ajo që të vdekshmit e tjerë mendojnë duhet të mbikëqyret monitorohet, menaxhohet, rregullohet, pse jo edhe të censurohet. Ti mund të gjykosh , por padyshim çdo gjykim mbi ty është i gënjeshtërt, i padenjë, është një paragjykim i bazuar tek padituria, negativiteti, apo keqdashja. Të gjithë të shajnë! Mua më vjen keq! I skllavëruar nga pushteti, e ke humbur përfundimisht lirinë, bashkë me të edhe shansin që të bësh një ndarje të denjë si burrë shteti nga pushteti. Kushdo që të urren do të uronte të rrije sa më gjatë nën pushtetin e pushtetit tënd! Unë jo! Të ftoj një ditë në Lalz, jo për qëllime të errëta politike e as për ngjala kualicionesh strategjike, por miqësisht për të të treguar se situata që paraqet në postimin tënd ekziston vetëm në realitetin imagjinar, që ju raportojnë vartësit tuaj, apo që shihni nga vila qeveritare! Referenca shkencore: Historiani Henry Adams bëri një përcaktim metaforik, jo mjekësor, kur e përshkroi pushtetin si “një lloj tumori që përfundon duke vrarë empatinë e viktimës”. Dacher Keltner, një profesor psikologjie në UC Berkeley, pas vitesh eksperimentesh laboratorike dhe në terren arriti në përfundimin se nën ndikimin e pushtetit, njerëzit silleshin sikur të kishin pësuar një dëmtim traumatik të trurit – duke u bërë më impulsivë, por më e rëndësishmja, më pak të aftë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë. Sukhvinder Obhi, një neuroshkencëtar në Universitetin McMaster, në ndryshim nga Keltner, i cili studioi sjelljet, Obhi studioi trurin e njerëzve me pushtet. Me anë të një makine stimulimi transkranial-magnetik, ai zbuloi se pushteti, dëmton një proces specifik nervor, “pasqyrimin”, i cili është guri i themelit të ndjeshmërisë. Ky studim vuri bazat neurologjike të asaj që Keltner e ka quajtur “paradoksi i pushtetit.”