“Pyetje për Konsullin?” – Ask the Consul

    559
    Sigal

    Ambasada Amerikane në Tiranë. Datë 02 Dhjetor, 2014

    Mirë se vini në edicionin e kësaj jave të “Pyesni Konsullin”

    “Pyesni Konsullin” është një koleksion i pyetjeve dhe përgjigjeve të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me temat në interesit të qytetarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe në kohë.

     Pyetjet për seksionin Konsullor mund të depozitohen qoftë në anglisht ose shqip.

    Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadështtp://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html  për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje.

    Ju lutemi vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat apo identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje që ka lidhje me një rast personal për vizë tek tiranaUSconsulate@state.gov.

    Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi kontaktoni tek acstirana@state.gov.

    Programi i Lotarisë DV-2016. Regjistrimet vazhdojnë deri  në orën 17:00 të datës 3 Nëntor 2014.

     Jeni të interesuar për Lotarinë DV-2016? Lexoni udhëzimet këtu dhe Pyetje të Shtruara Shpesh përpara se të aplikoni. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë kërkesave arsimore. Ju duhet të keni mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë gjimnaz ose të keni një diplomë universitare për t’u kualifikuar për lotarinë Amerikane. Këto udhëzime gjenden tek faqja e internetit e Ambasadës Amerikane Tiranë.

     Njoftim për aplikuesit në Programin e Lotarisë DV-2015:

     Qendra Konsullore Kentucky (QKK) ka shpërndarë një postë elektronike (e-mail) të gjithë personave që janë regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2015. Ky mesazh citon që për shkak të një problemi teknik në faqen e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve më datë 1 Maj 2014, disa të regjistruarve, të cilët kanë vizituar këtë faqe për të mësuar rreth statusit të aplikimit të tyre, u ka dalë informacioni i  gabuar. Ju duhet të kontrolloni përsëri statusin tuaj për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entry Status Check), në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov nga 1 Maji 2014 deri të paktën më 30 Qershor 2015. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Kujdes nga mesazhet mashtruese! Nëse ju keni marrë një postë elektronike që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.  Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike TiranaUSConsulate@state.gov.

     Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).

     ***********************************************

    GREQI/ Ligji i ri për leje qëndrimin, mbajnë leje 10-vjeçare rreth 111.448 njerëz

    -Leja kushton 900 euro, duke mbushur arkat e shtetit

    -Mbi 30 mijë kanë leje me afat të pakufizuar

    Shifrat që mbeten vetëm shifra…

    Greqia, komunitetin emigrant në vend e ka përballuar me kohë si shifra në shumën e rasteve dhe kjo për shkaqe statistikore ose për arsye shpërdorimi politik nga ana tjetrën. Në të njëjtin kah, kemi dhe të dhënat e fundit rreth komunitetit emigrant në vend ku bëhet fjalë për 587.102 shtetas të huaj që jetojnë ligjshëm në Greqi. Në këto shifra mungojnë të huajt që kanë statusin e homogjenit. Pjesa më e madhe e emigrantëve të ardhur për punësim mbajnë leje 10-vjeçare. Janë rreth 111.448 njerëz që mbajnë këtë leje e cila është edhe më e preferuara por që kushton 900 euro, duke mbushur arkat e shtetit. Përllogaritjet i bën secili vetë. Ndërkohë lejet e tjera janë për bashkim familjar, si dhe rreth 220.000 leje lëshohen për shkak të lidhjes familjare me shtetas grek. Pra martesat dhe lidhje përafërsore ose familjare. Në këtë kategori hyjnë dhe bashkëshortet e minoritarëve që natyralizohen në grek pas përfitimit të nënshtetësisë helene. Lejet për brezin e dytë nuk janë ende 9000 gjithsej ndërkohë që mbi 30 mijë kanë leje me afat të pakufizuar (aoristis diarkias). Kjo kategori, do të shkrihet me rinovimin e dokumenteve në leje 10 vjeçare.

    Në të njëjtën kohë, kur instanca të ndryshme por edhe vetë shteti shqiptar bën fjalë për rreth 200 mijë emigrantë të riatdhesuar vitet e fundit nga Greqia, numri real i emigrantëve në Greqi mbetet i pacaktueshëm. Me siguri në 200 mijë të rikthyer që ndodhen sot në Greqi, ka edhe posedues të pasaportës greke, minoritarë që mbajnë kartën e homogjenit, mjaft persona që nuk dispononin leje qëndrimi dhe jetonin ilegalisht por edhe një pjesë mjaft e madhe, ndoshta bëhet fjalë për pjesën dërrmuese e cila edhe pse e rikthyer në Shqipëri, disponon një leje qëndrimi kryesisht dhjetë vjeçare ose të përhershme në fuqi. Kështu në shifrën 587.102 shtetas të huaj me leje qëndrimi, duhen bërë edhe përpjestimet e duhura për të pasqyruar gjendjen reale. Madje ky është edhe mendimi i sekretarit të përgjithshëm të popullsisë dhe të koherencës shoqërore, zotit Syrrigos.

    VASIL MERKO