Pushon shiu, por bien dukshëm temperaturat, parashikimi i motit për të martën

442
Sigal

Reshjet dhe shtrëngatat e shiut duket se kanë përfunduar dhe që nga nata duke gdhirë dita e martë, moti në Shqipëri do të jetë i thatë.

Sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë ulje të temperaturave gjatë ditës së martë.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të martën:

Reshjet

Të martën priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

Era

Të martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.