Punonte në fasoneri, si u infektua me koronavirus gruaja në Shkodër

355
Sigal

Autoritetet njoftuan sot për tre raste të reja në Shkodër duke e çuar në 52 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se për njërin nga rastet bëhet fjalë për një grua nga lagja Perash në Shkodër, e cila ka patur kontakte me një tjetër grua të infektuar, e cila u konstatua dje si pozitive.

Të dyja gratë kanë punuar në një prej fasonerive në qytet, të cilat janë mbyllur ndërkohë prej më shumë se 10 ditësh.

Rastete e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-10 raste Tiranë
-3 raste Shkodër
-1 rast Pukë
-1 rast Lushnje
-1 rast Shkodër
-1 rast Fier

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste.