Punime në rrjet/ Zonat në Tiranë që nesër nuk do të kenë energji elektrike

600
Sigal

Rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë mungesë energjie në disa zona për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet.

Njoftimi:

Për shkak të punimeve që do kryhen në Kabinën “2 R construksion” dhe kabinën ” Thanas Ziko”, në datën 25 mars gjatë intervalit kohor 09.00-14.00 do të mbeten pa energji rruga “Kel Kodheli”, rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike pjesërisht, rruga “Thanas Ziko”, rruga “Dervish Hekali”, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht.