Prof. Dr. Tritan Shehu: Cakaj po terrorizon trupën tonë diplomatike

623
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu pretendon se ministri i Jashtëm Cakaj po vendos nën terror trupën tonë diplomatike. Përmes një postimi në ‘Facebook”, Shehu shkruan se në mënyrë antikushtuese dhe antiligjore Cakaj po përdor një valë spastrimesh dhe transferimesh.

Shehu shprehet se Cakaj është shndërruar në një instrument të verbër dhe shkatërrues i Ramës për të terrorizuar diplomacinë shqiptare.

Ja postimi i plotë i Shehut

“Kryeministri e Ministri i Jashtem sot po luan rolin e Ponc Pilatit.

Ndersa Zv.Ministri i Jashtem Cakaj po vendos nen terror Trupin tone Diplomatik. E ngjashme ajo qe po ndodh sot ne Ministrine tone te Jashteme me raprezaljet e vitit 19945.

Krejtesisht antikushtetuese, antiligjore dhe e e pa precedence qe prej vitit 1991kjo “vale spastrimesh e transferimesh”, sic e quan Cakaj me nje gjuhe marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri te nderuar, pavaresisht ndonje emri te hedhur per justifikim.

Antikushtetuese jane te tilla ndeshkime e debime kolektive, pa dashur te mbroj kerkend si individe, antiligjore eshte e gjithe kjo procedure e zyrtarizuar dhe e auto atribuar nga zv. ministri.

Ndersa Kryeministri e Ministri i Jashtem i dekretuar ferkon duart si…., me ne fund ai ka gjetur nje “instrument” te verber e shkaterrues per te terrorizues e nenshtruar plotesisht diplomacine tone, sic beri reth 2000 vite me pare Ponc Pilati. Fatkeqesi e madhe kjo ndaj ciles duhet nje reagim i forte, duke filluar nga Presidenti.”-shkruan Shehu.