Punime edhe në aksin Fier – Patos, ja segmenti që bllokohet

782
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë të ditur se nesër, të martën, në orën 08.00 të mëngjesit do të fillojë faza e parë e ndërhyrjes për rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazën lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit) – Rreth-rrotullimi i Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyre rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te fillojë në orën 08:00 të ditës së martë datë 26/06/2018.

2.  Automjetet qe udhëtojnë ne drejtimin Fier – Vlore/Gjirokastër do te devijohen? nëpërmjet qytetit te Fierit dhe unazës perëndimore të tij.

3.  Ky devijim do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Në çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.