Publikohet udhëzuesi për Maturën 2021, formulari dhe kalendari me datat e aplikimit (FOTO)

324
Sigal

Është publikuar edhe formulari që do të plotësojnë studentët maturantë të këtij viti akademik.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur formularin e aplikimeve për në universitet bashkë me datat dhe programet orientuese për nxënësit e viteve të fundit, gjimnaz.

Aplikimi nisi këtë të martë dhe zgjat deri në 10 dhjetor, bazuar në një kalendar datash. Ajo çfarë duhet të bëjnë ky brez maturantësh është përzgjedhja që tani e lëndës ku do të testohen në qershor, e cila ka rol kyç në garën universitare.

kalendari.jpg

Një pyetje e veçantë te rubrika e parë kërkon të zbulojë numrin e maturantëve që kanë ndërmend të studiojnë jashtë vendit, jo vetëm si statistikë mbi orientimin e të rinjve, por edhe me qëllim për të përgatitur në kohë diplomat e pjekurisë.

Në larminë e lëndëve që maturanti ka zhvilluar në gjimnaz, do të jenë vetëm tetë për shkollat e mesme të përgjithshme. Më të thjeshtë e kanë
zgjedhjen të artistike me vetëm tre alternativa, ndërsa profesionalet janë plot 38 të tilla.

fromulari_copy.jpg