Publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore të 25 prillit 2021

78

Ministria e Brendshme publikon sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.

“Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, publikohen në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë. Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve”,  sqarohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Ndërkohë, çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:

“https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416 Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të MB [email protected]