Publikohen fotot e misionit të dështuar të NASA që shkaktoi 7 viktima

188
Sigal

Është përkujtuar një ditë më parë 35-vjetori i misionit fatkeq të NASA-s për të dërguar në hapësirë anijen Challenger, i cili u mori jetën 7 personave.

Në vëmendje u kthyen imazhet e asaj dite të zezë ku anija hapësinore shpërtheu në qiell vetëm 73 sekonda pasi u nis, më 28 janar të vitit 1986.

Vetëm disa sekonda pas nisjes, një flakë u pa në përforcuesin e ngurtë të raketës që çoi në shpërthimin katastrofik që mori jetën e astronautëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.