Publicisti Ylli Dylgjeri: Portali dhe Chaneel–i

567
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Portali dhe Chaneel–i

Udhëheqësit i kruhet shumë
Portalet po e lënë pa gjumë
Portalet po bëjnë politikë
Portalet po na fusin thikë!

Portali e vrau Chaneel- in 
Portali e zbardhi skandalin
Portali po fton Opozitën
Portali po zbardh intrigën

Portali po e ngre tensionin
Portali po pronoton avionin
Portali po na dredh buzën
Portali na prishi këpurdhën

Portalet duhen goditur!
Paditë – të ngrihen pa pritur
Autorët duhen gjobitur!
Sondazhet sot janë tronditur…