Provimi i gjuhës dhe letërsisë, maturantët në protestë: Pyetjet jashtë tekstit, AKP: Pretendimet nuk qëndrojnë

560
2 ditë pas dhënies së provimit të detyruar të maturës shtetërore, atë të gjuhë-letërsisë, maturantët kanë protestuar të pakënaqur para Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se pytetjet në testim nuk kanë lidhje me tekstin dhe se pyetjet me alternativa ishin të një inveli më të lartë.
Nxënës: “Po protestojmë këtu sepse provimi i letërsisë nuk përputhej me studimet që kemi bërë. Kishte pyetje që nuk kishin lidhje me temën”.

Drejtoresha e agjenisë kombetare të provimeve Rozana Vrapi, tha se nuk ka patur pyetje jashtë teksti dhe mësuesit kanë dhënë garanci për provimin,
Rozana Vrapi, drejtore e A.K.P: “Nuk ndodh që pyetjet e testit të dalin jashtë programit. Baza për ndërtimin e një testi nuk është thjeshtë libri që ata punojnë në shkollë por programi dhe kurrikula. Nëse elementet e programit dhe kurrikulës, nuk janë zbërthyer nga ana e mënsuesit është defekt i mësuesit në klasë në raport me nxënësit dhe mësuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur punojnë me tekstin sepse duhet të shohin nëse teksti i plotëson të gjitha kërkesat e programit dhe kurrikulës dhe nëse ka elemente të tekstit që nuk i përmbushin është detyra e mësuesit që t’i bëjë këto shtesa në sqarime. 

Nga të gjithë grupi i mësuesve që ne kemi kontaktuar, asnjëri prej tyre nuk ngriti qoftë dhe pretendimin më të vogël në lidhje me cilësinë e testit”.
A.K.P sqaron gjithashtu se pyetjet e testit janë bërë për 3 nivele dhe se pretendimet e maturantëve se pyetjet alternative janë nivel mbi mesatar nuk qëndron.
Sigal