Mbytet një fëmijë në rezervuarin e Laknasit, shpëtohet vëllai i tij binjak

377
Sigal

Një djalë 7-­vjeçar është mbytur pasditen e sotme teksa lahej në lumë.

Djali ishte bashkë me vëllain e tij binjak në momentin e ngjarjes, duke u larë në lumin pranë fshatit Laknas në Tiranë.

Trupi i pajetë i 7-­vjeçarit të mbytur është nxjerrë nga lumi nga banorët e zonës, ndërsa është shpëtuar vëllai i tij binjak.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.