Provimet e maturës, ankohen gjimnazistët: Konsultat i bëjmë ende online

73
3d e-learning concept
Sigal

Kanë më pak se 30 ditë kohë, por ende nuk e ndiejnë veten gati. Gjimnazistët e vitit të tretë janë duke bërë testime paraprake në prag të provimeve finale të maturës.

Thonë se një pjesë të dijeve vijojnë ta marrin në mënyrë online, çka u shkakton pasiguri arsimore. Vështirësinë te lëndët shkencore këtë herë e ka theksuar mungesa e shpjegimit në klase nga mësuesit. Thonë se këtë vit përpjekja e tyre është edhe më e madhe.

Në mendje kanë eksperiencën e maturës së shkuar shtetërore në pandemi kur jo pak debate u shkaktuan mbi formulimin e tezave.

Këtë vit, maturantët do të masin dijet e tyre me tezat tradicionale, ndryshe nga një vit më parë kur provimet ishin vetëm me alternativ. Procesi i provimeve të maturës do të mbahet në datat 3, 7, 11 dhe 15 qershor.