Protestë në Durrës dhe Tiranë. Ata shkruajnë në parulla “Duam të jetojmë në Atdhe”, “duam punë”

276
Sigal

Në Durrës janë grumbulluar qindra të rinjë, masë e cila po shtohet në numër shumë të madh para Bashkisë.

Edhe në Tiranë të rinjtë kanë dalë në rrugët e kryesore duke synuar sheshin para kryeministrisë. Ata sonte kanë parulla të cilat dënojnë dhunën e policisë, vrasjen si dhe kërkojnë jetë me të mirë në Atdhe.

Në Tiranë janë mobilizuar qindra e qindra forca policie. Autoblindat dhe makinat ujëhedhëse janë në gadishmeri në Tiranë, kurse në qytetin e Durrësit policia vetëm po i shoqëron nga pas në një distancë të pranueshme.

Ndërkohë të rinjtë në rrjetet sociale kërkojnë tashmë largimin e kryeministrit.

Mes parullave të të rinjve shkruhet; “Pse qeveritarët kanë vila e vjedhin, kurse ne nuk kemi punë për të jetuar?”, “Të ikë Edi Rama”, “Mafia ka zaptuar vendin”, “Duam të punojmë e jetojmë në Atdhe”.

Po kështu mësohet se edhe në qytete të tjera kanë filluar protestat kundër qeverisë.