Sigal

Studentët do të protestojnë nesër për të 14-tën ditë me radhë për plotësim e kërkesave të tyre, dhe duket se do të ketë edhe përshkallëzim proteste.

‘Studentët e drejtësisë’ u kanë bërë thirrje pedagogëve, gjimnazistëve, mësuesve dhe prindërve që t’i bashkohen protestës së tyre ditën e nesërme ku do bllokohen disa nga arteriet kryesore të Tiranës.

Ata njoftojnë se ata do të bllokojnë sheshin Willson, ndërsa studentë të universiteteve të tjera do bllokojë të tjera sheshe dhe rrugë përfshirë kryqëzimin tek ’21 Dhjetori’, rrethrrotullimin tek Dogana dhe kryqëzimin tek 9 katëshet prapa 15 katëshit. Ndërkohë studentët e rretheve që nuk do mund të vijnë në Tiranë do të bllokojnë rrugën më të afërt me univesitetin e tyre.