Makina bie në humnerë, humb jetën 17-vjeçari në Bulqizë (DETAJE)

186
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë, aty ku një 17-vjeçar nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.P., ndërkohë një 20-vjeçar me inicialet E.T., është në gjendje të rëndë, pasi makina ku po udhëtonin ra disa metra në greminë.

NJOFTIMI

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.