Durrës, INUK “shfaqet” në zonën e Porto Romanos dhe në Hamallaj

492
DURRËS – Pas një mungese të gjatë, në Durrës janë shfaqur inspektorët e IKMT si dhe mjetet e rënda në shërbim të tyre.
Ata kanë qenë prezent në zonën e Porto Romanos pranë Parkut Energjetik dhe “Romano Port” si dhe në fshatin bregdetar Hamallaj. Objekti i prishjes së tyre kanë qenë një numër objektesh kryesisht lokale,bare dhe restorante të ndërtuara pa leje.
Fillimisht INUK kishte shpërndarë njoftimet për pronarët e këtyre objekteve ashtu sikurse e parashikon edhe ligji ndërsa sot ata erdhën të shoqëruar me fadroma.
Pronarët e lokaleve kanë bërë të ditur se i kishin futur objektet për ti legalizuar por nuk kishin mundur të përfitonin nga ky proces.
Në mbështetje të Inspektorëve të INUK janë vënë edhe forcat e policisë së rendit publik. Janë gjithsej 10 objekte që do të prishen gjatë ditës së sotme,2 prej tyre në Porto Romano dhe 8 në fshatin Hamallaj 
Sigal